“Beteja” për udhëtimet e Ramës/ PD e akuzon për shpenzime të mëdha. Rama: Udhëtoj gjithmonë në klasin ekonomik

109

Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike përmes deputetes Oriola Pampuri se kryeministri Edi Rama kë bërë së fundmi një udhëtim me charter luksoz me paratë e taksapaguesve shqiptar, nuk ka vonuar përgjigja e tij.

Me nota ironie, Rama hedh poshtë akuzat dhe shpjegon arsyen e udhëtimit që sipas tij është kryer me një biletë ekonomike.

Pak ditë më parë, edhe vetë kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit akuzoi kryeministrin Rama se po përdor postin e tij për të bërë udhëtime luksoze nëpër botë me shpenzime ‘marramendëse’ sipas tij.