Në spektaklin e sotëm të Big Brother Vip pritet të ndodhi përballja më e përfolur e gjithë këtyre javëve! Në videon përmbledhëse të asaj çfarë do të ndodhë sot, të publikuar në faqen zyrtare të Instagramit, flitet për një hyrje të papritur, shoqëruar me foton e Bora Zemanit.
Togfjalëshi “hyrje e papritur” të bën ta mendosh Borën si banoren e re të shtëpisë, por duke marrë parasysh angazhimet e saj me “Përputhen”, me siguri do të jetë thjesht vizitorja shumë ~speciale~ e mbrëmjes.
Hyrja e moderatores, do të sqarojë, turbullojë dhe përcaktojë shumë gjëra brenda shtëpisë së famshme, duke qenë se një nga temat më të diskutuara ka qenë marrëdhënia e saj me Donaldin dhe raporti me Semin, shoqen e saj të ngushtë.
Vetëm pak ditë më parë, Donaldi u shpreh se ish-partnerja i mungon dhe se nuk është i sigurtë nëse romanca ka mbaruar përfundimisht. Ç’mendon Bora për këtë do ta mësoni sot!