Big Brother Vip: Papritur, Romeo shfaqet me parashutë mbi shtëpinë e famshme

45

Teksa shijonin diellin në verandë, banorët dëgjojnë emrin e Donaldit dhe një parashutë në horizont. Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit, duket se mendoi ta surprizonte dhe mbështeste duke iu shfaqur papritur në qiell përmes një parashute.

Surpriza që emocionoi gjithë banorët, përloti Donaldin i cili siç duket në video e kishte të pamundur të thoshte ndonjë fjalë tjetër përveçse “Të dua shumë”.

“Sot para dy orësh e kam ndjerë që do më ndodhte diçka. Mua Zoti më do shumë, kam një vëlla të mrekullueshëm. Më mungon shumë.”- është dëgjuar të thotë Donaldi teksa ndiqte me sy parashutën ku ndodhej i vëllai.

Duke qenë se ishte e papritur dhe pak orë para spektaklit të sotëm, surpriza u bë dyfish më emocionuese për banorët me në krye Donaldin.