Birësoi djalin nga Kamboxhia kur ishte 18 muajsh, tani shijon garimin e tij në Olimpiadë

85

Një histori e bukur, si në filmat me fund të lumtur, është ajo e Jerry Windle dhe Jordan Windle. Babai single dhe homoseksual, në vitin 2000 arriti të luf tonte me proçedura tejet burokratike dhe të vështira për të adoptuar Jordan Windle, djalin e tij sot 22 vjeç, të cilin e mori 18 muajsh, e rriti dhe e ndihmoi të ndiqte pasionin e madh për ujin.

Jordan sot është pjesë e ekipit olimpik amerikan në hedhjen nga pishina. Me origjinë nga Kamboxhia, ai kishte mbetur jetim që në muajt e parë pas lindjes, pasi prindërit i vdi qën në një aksi dent rrugor dhe kështu Jerry nisi përpjekjet dhe proçedurat për ta birësuar kur ishte 18 muajsh.

Për të kuptuar sakrificat e mëdha të babait, duhet të mësoni që në SHBA të gjitha adoptimet nga jashtë vendi tjanë vetëm 5000, pra është jashtëzakonisht e vështirë për të birësuar një fëmijë jashtë këtij shteti ndaj dhe historia e Jerry Windle është e jashtëzakonshme.

Ai e rriti Jordan me sakrifica dhe ndoqi pasionin e djalit të tij, që ishte uji dhe pishina. “Kur e pashë në ujë, e kuptova menjëherë që ishte dimensioni i tij, ai ishte aq i vogël, por ndihej perfekt në pishinë. Që në moshë të re i adhuronte kërcimet nga çdo lartësi në ujë, dhe unë doja që ai të ishte i shëndetshëm dhe i lumtur.

Në botën e sportit Jordan ka gjetur ekuilibrin e tij”. I ati Jerry e ndihmoi të birin të stërvitej dhe të ndiqte pasionin, dhe sot ai është pjesë e ekipit olimpik të SHBA-ve në hedhjen nga pishina, pasi që në moshën 7-vjeçare pati interesim për të duke parë talentin që Jordan kishte.

Vetëm që djali i tij të ndiqte ëndrrën e zhytjes në ujë, babai vendosi të zhvendosej nga Florida drejt Karolinës së Veriut, aty ku Jordan u stërvit nga një trajner me shumë eksperiencë si Nunzio Esposto.

Falë një stërvitjeje të rregullt dhe plot disiplinë, Jordan u rendit i dyti në provat zyrtare në SHBA, që i mundësuan të shkonte me ekipin olimpik amerikan në Lojërat Olimpike, Tokio 2020.

Fatkeqësisht për shkak të kufizimeve, Jerry nuk arriti ta ndiqte të birin nga afër gjatë garimit në Tokio, por ai tha se ndihet krenar dhe i lumtur që djali i tij ka realizuar ëndrrën e tij të madhe.