Aktivisti ‘ organizatori dhe presidenti i kompanisë “ALBIS PARTY” Zoti NASER NIKA festoi ditëlindjen. Një ditëlindje e mbushur Me urime dhe plot dashuri familjare dhe shoqërore. Ku mes urimeve të njerezeve më të afërt ai u urua dhe nga personalitete të politikës dhe artit, në veçanti këngëtarë dhe muzikantë, të cilët bashkëpunojnë me organizatorin i cili nën siglën ALBIS PARTY sjell në Amerikë këngëtarët dhe muzikantët më të mirë të trojeve Shqiptare.
NASER NIKA është një emër i njohur në Diasporën Shqiptare të Amerikës dhe më gjerë’ Një Shqiptar i flaktë i cili shkoi deri në rrezikim të jetës për mbrojtjen e flamurit tonë kuq e zi. Ku një film me një propagandë serbe, i regjisorit Boris Malagueski’ shpërndante urrejtje dhe imazhe negative ndaj popullit Shqiptar dhe flamurit tonë kombëtar, NASERI me një Atdhedashuri dhe vetmohim arriti deri në konfrontime fizike dhe në gjygje’ ku më pas u shpall i pafajshëm nga gjykata.
Ne i Urojmë NASERIT edhe 💯 vite të tjera të lumtura pranë familjes së tij të mrekullueshme. Dhe e falenderojmë për lobimin e kulturës dhe muzikës tonë në Amerikë. URIME.!!