Blerim Mataj këngëtari nga Shkodra sjell këngën më të re me titull ” Kaçurrelja e Malësisë “

414

Blerim Mataj këngëtari nga Shkodra i cili lindi dhe u rrit me këngën, e si mund të ndodhte ndryshe kur babai i Blerimit Cuf Mataj është një këngëtar i njohur i folkut verior. Dhe jo vetëm kaq por kjo familje ka nxjerrë dhe këngëtaren e mrekullueshme Zuke Dautaj.

Të shkruash për një familje artistësh që ADN-ja e tyre rrjedh këngë është një privilegj i madh, prandaj ndihem mirë kur shikoj se kënga tradicionale dhe turbo folk po merr çdo ditë e më tepër vendin që i takon, dhe kjo ndodh falë personave siç janë dhe familja Mataj që këngën  e përcjellin në breza.

Blerimi me një modesti të pashoqe tha për portalin Pasqyra dhe Adrianet.al se ne jemi vetëm një degë e e vogël e një lisi të mbushur me bilbila të muzikës tonë të mrekullueshme. E prandaj do mundohemi që krahas rrymave alternative të insistojmë më së shumti në rrymën turbo folk, sepse aty e ndiej veten mirë dhe në identitet.

Kënga Kaçurrelja e Malësisë është një këngë e mrekullueshme e cila tregon më së miri fisnikërinë Bukurinë dhe krenarinë e bijave të Malesisë së Madhe. Kjo këngë që në publikimin e saj ka marrë mjaft vëmendje, dhe premton se do të ketë një sukses të madh në mesin e fansave të këngëtarit dhe muzikës turbo folk.

Ju ftojmë që në linkun më poshtë të  shikoni dhe  dëgjoni këngën.

Kaçurrelja e Malësisë
Këndon
Blerim Mataj:
Teksti:Ilmi Kurti (Mjeshtër i Madh)
Muzika&Orkestrimi:Gjin Prenga
Malësia Folk 2023 TV Dielli.