Bojken Lako reagon për herë të parë pas deklaratave të Semit

64

I ftuar ditën e sotme në Top Albania Radio, ishte kantautori Bojken Lako, emri i të cilit është përmendur shumë së fundmi, për shkak të raportit shumë-vjeçar me Semin.

Kjo e fundit, ka folur jo pak në lidhje me romancën dhe ndarjen nga Bojken Lako, por siç duket, Bojkeni ndryshe nga Semi s’do të flasë shumë për këtë temë.

“Për këtë temë nuk dua të flas shumë. Nuk e ndjek Big Brother-in dhe nuk do ta ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një shoë i tillë. Gjithçka që ka thënë ajo aty është ok. Semi thotë atë që do.”- u shpreh Bojkeni.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Semi është shprehur se Lako ka qenë dashuria e saj e parë, duke shtuar se pavarësisht ndarjes ai është një prej njerëzve më të afërt, mendimin e të cilit e do në vendimet që merr.