Bora Zemani reagon për debatin Semi-Donald: Ajo flet pak shumë

63

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar lidhur me raportin e saj me Donald Veshaj dhe ka treguar se çfarë mendon ajo për gjithë këtë situatë.

Gjatë spektaklit të djeshëm u diskutua se pse Semi ndërhyn në marrëdhënien e tyre, si edhe ku qëndron Donaldi në raport me Borën.

Bora ka reaguar nëpërmjet disa insta story në rrjetin social Instagram dhe ka folur rreth Semit dhe Donaldit.

Ajo ka thënë se Semin e do shumë dhe se ajo është mbrojtëse ndaj Borës dhe e kanë pranuar njëra-tjetrën siç janë.

“Unë e dua shumë, ju e keni kuptuar mirë sesa e dua Semin dhe e njoh shumë shumë mirë, ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime për kaq shumë vite dhe mendoj se gjërat kryesore, që e kanë ruajtur shoqërinë tonë kanë qenë: besimi, ai lloj besimi që vërtetë e vëmë dorën në zjarr për njëra-tjetrën, protektiviteti, diçka që të tjerë e konsiderojnë si të keqe, por unë mendoj se ka qenë nga arsyet që e kanë ruajtur shoqërinë tonë se kemi qenë mbrojtëse ndaj njëra-tjetrës dhe tjetra që e kemi pranuar njëra-tjetrën ashtu siç jemi, pa u munduar fare ta ndryshojmë njëra-tjetrën”, tha Bora Zemani.

Ajo ka thënë se Semi flet pak më shumë se sa duhet ndonjëherë por nuk i bën gjerat më qëllim negativ.

Ajo tha se gjithkush është me fat të ketë një shoq si Semi.

Bora ka folur dhe lidhur me Donaldin dhe duke treguar varësen që mban në qafë, që ai i bëri dhuratë thotë se nuk i dihet ç’mund të ndodhë kur ai të jetë jashtë.

“Unë e kam pranuar Semin ashtu siç është, ndonjëherë flet më shumë seç duhet, bën gallata më shumë seç duhet, të përqafon më shumë seç duhet ose të mbron më shumë seç duhet. Po nuk shoh asgjë të keqe në këtë mes, sidomos kur gjërat nuk bëhen me qëllim negativ, përkundrazi.

E sot jam shumë e lumtur dhe shumë krenare, që më është mbushur Instagrami me vajza që më shkruajnë sa do doja dhe unë të kisha një shoqe si Semi, por jo Semin e dua për vete…Sa i përket situatës tjetër ju e dini qëndrimin tim, pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndosht apo mbaj ndonjë qëndrim tjetër, ku i dihet, ku e dimë ne se ç’ndodh jashtë”, u shpreh Bora Zemani.