Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare aktori Anastas Kristofori. Aktori njihet për rolin e Perikliut në komedinë ‘Pallati 176’.
Lajmin e kanë konfirmuar miq e të afërm të aktorit që kanë postuar në rrjetet ngushëllimet për ndarjen nga jeta të tij.
“Lamtumirë o shpirt i lirë që nuk bëre asnjë kompromis në jetë!Tu bëftë dritë rruga për në përjetësi! Shko ne paqe ne qiellin e amëshuar!Atje lart të presin krahëhapur njerëzit e tu më të dashur. U prehsh në paqe i madhi Anastas Kristofori”, shkruan një nga të afërmit.
“Lamtumire i madhi Anastas Kristofori.
Lamtumire o shpirt i lire dhe I bukur .
Do mbetesh i paharruar ne zemrat tona.
U prehsh ne paqe , paqen dhe lirine qe i deshe ti i deshe aq shume”, shkruan një tjetër i njohur i aktorit në rrjetet sociale.