Brenda shtëpisë përrallore ku po kalon pushimet Kylie Jenner…450 mijë dollarë në muaj

207

450 mijë dollarë në muaj qiraja për një shtëpi…pushimi! Mund t’ju duket surreale, por po është e vërtetë dhe këtë e ka bërë realutet Kylie Jenner.

Bukuroshja ka ikur me pushime dimërore me një pjesë të familjes së saj dhe shtëpia është pak të thuash përrallore. Shtëpia është me 7 dhoma gjumi, 7 tualete, pishinë, teatër, sallë për të luajtur bilardo dhe mbi të gjitha një pamje fantastike e rrethuar mes maleve, ku familja mund të shijojë e qetë pushimet.

Kylie Jenner nuk është vetëm në Aspen, ajo shoqërohet nga partneri Travis Scott, 28 vjeç, motra Kendall Jenner, 25 vjeç, nëna Kris Jenner, 65 vjeç, i dashuri i saj Corey Gamble, 40 vjeç, shoku i tij Fai Khadra, 29 vjeç dhe vajza Stormi.