“Bullgaria po pengon procesin e integrimit”/ Rama për televizionin francez: Shqiptarët nuk janë problem për Europën! Perëndimi ka nevojë për forcë punëtore

90

Kryeministri Edi Rama shprehet se, pengesa kryesore aktuale për integrimin europian të Shqipërisë është vetoja e vendosur nga Bullgaria.

Në një intervistë për televizionin “France24”, ai thotë se qëndrimin e Bullgarisë nuk e lëvizin dot as Franca dhe Gjermania.

“Jemi në një situatë mjaft absurde për t’iu thënë të drejtën, sepse për momentin Shqipëria është si një dëm kolateral i një situate konfliktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga komisioni por dhe Këshilli Europian. Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter historik dhe identitar ndaj Maqeonisë së Veriut dhe procesi mbetet i bllokuar, sepse siç e dini Këshilli Evropian bllokohet lehtësisht dhe vetëm me një veto. Që prej disa vitesh, Franca kishte një qëndrim më pak entuziast cili nuk lidhej me Shqipërinë, apo e problemet tona por ishte një qëndrim që lidhej me vizionin e Presidentit francez, një qëndrim shumë i qartë i shprehur prej tij për nevojën për thellimin e reformave në Europë.

Dhe vizioni i tij u shty përmes një metode të re integrimi e cila pasi kishte miratimin e të gjithë të tjerëve, dhe ja pra. As presidenca francize dhe as Franca, Gjermania dhe të tjerët sot nuk kanë forcë ta lëvizin Bullgarinë nëse vetë ajo nuk pranon të lëvizë nga pozicioni i saj pasi nuk pranon të lëvizi nga poiczioni i saj duke e bërë të ndërlikuar. E bën procesin edhe më të ndërlikuar dhe duke vendosur mes nesh dhe BE-së një çështje që është qartësisht bilaterale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut” – tha Rama.

I pyetur lidhur me një frikë për valë emigrimi drejt vendeve europiane, Rama shprehet se, shqiptarët nuk janë rrezik për Unionin.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se, vendet e Perëndimit kanë nevojë për fuqi punëtore.

“Problemi i valëve të emigrantëve nuk lidhet për mendimin tim me avancimin e procesit të integrimitpor është veçanërisht me të kundërtën, sepse e kundërta krijon situate që bëjnë që emigracioni Ilegal të lulozojnë dhe rrjetet kriminale të fitojnë para. Ja pra, unë nuk shoh një rrezik për qytetarët shqiptarë për Evropën, përkundrazi, Evropa ka mundur të thithë miliona të tjerë në dëm të vendeve që kanë humbur shumë capital njerëzor nga lëvizja në Perëndim. Evropa perëndimore, ka nevojë për fuqinë punëotre për njerëzit që vijnë nga lindja. Nuk duhet të kemi frikë nga kjo”– tha Rama