Burri im është shumë xheloz, por jo për meshkujt e tjerë

120

Disa javë më parë, unë dhe burri ishim duke u relaksuar në divan dhe duke parë televizor. Ai më kishte hedhur krahun mbi supe kur papritmas qeni ynë Buddy u hodh mes nesh dhe u struk pranë meje.

U largova pak prej burrit që të mund të përqafoja plotësisht Buddy-n, kur burri shpërtheu në inat: “Ti e do atë qen më shumë se mua”, më tha.

U befasova. Unë e dua dhe këtë. Janë dashuri të ndryshme, i thashë, por s`po më kuptonte.

Thellë thellë, e dija që deri diku kishte të drejtë. Në kuptimin që unë kam menduar gjithmonë se qentë japin më shumë dashuri se sa njerëzit.

Unë jam rritur në Afrikën Lindore, ku qentë janë kudo, pastaj u zhvendosëm në Glasgow dhe përsëri, qentë ishin pjesë e jetës familjare. Kur shkova në Universitetin e Edinburgut, lamtumira me qenushen time të vogël Cassie ishte një pikëllim i madh. Shkoja në shtëpi vetëm për të takuar Cassie-n dhe e doja aq shumë sa edhe në telefon doja të flisja me të, në gjuhën e saj. Ishte pikërisht periudha kur takova për herë të parë burrin tim. Në atë kohë folëm edhe për qentë.

Më kujtohet që ai më tregonte për nënën e tij Westie dhe unë i tregova gjithçka për Cassie-n, por kurrë nuk diskutuam nëse do kishim qentë tanë në të ardhmen. Unë e mora të mirëqenë që do kishim. Ishte një tronditje e thellë, vite më vonë, kur m`u bë e qartë se ai nuk ishte i dhënë pas qenve.

Në këtë kohë u zhvendosëm në Glasgow dhe lindëm dy fëmijë (ata tani janë adoleshentë) dhe një shtëpi me një kopsht të madh. Kur unë hapja temën që të merrnim një qen, burri im nxirrte justifikime, si: ‘Nuk është koha më e përshtatshme tani”. Kjo gjë më shgënjeu. Ashtu si për të sjellë në jetë fëmijët, nuk ka kurrë një kohë perfekte, ama vijnë natyrshëm.

Në vitin 2014, i mora gjërat nën kontroll. Ishim duke darkuar me miqtë dhe kur dikush na tha se do emigronte dhe kishte nevojë për dikë që të kujdesej për qenin e saj Buddy, unë fola dhe i thashë “E marrim ne”.

Burri më tha se do ta diskutonim njëherë të dy, por ia ktheva se nuk kishte asgjë për të folur.

U tërbua dhe nuk i ra inati deri ditën që takoi Buddy-n për herë të parë. Menjëherë u magjeps pas tij dhe më fali.

Gjithsesi disa rregulla i vendosi. Buddy nuk duhej të ulej kurrë në shtratin tonë (ose në ndonjë mobilje. Nuk duhej të hynte në sallon dhe në fillim rashë dakord. Brenda dy ditësh rregullat u thyen dhe burri hoqi dorë.

Ne, për fatin tonë të mirë ramë dakord për shumicën e vendimeve të mëdha, si për paratë, prindërit, fëmijët. Na ndante në mendime vetëm qeni.

Dhe vite më vonë, kjo çështje është ende e pazgjidhur. Buddy ende futet në mes nesh dhe sa herë që përqafohemi e di që burri bezdiset.

Dy vite më parë doja një qen të dytë. Burri me shaka më tha: Nëse shet 10 mijë kopje të librit tënd të ri, atëherë mund ta marrësh një qen tjetër (se shkruaj romane). Ai nuk e mendonte që shitjet e librit tim do ta tejkalonin atë shifër dhe kur kjo ndodh sa nuk u çmend.

Por, në përputhje me fjalën e tij, adoptuam Billy-n nga një organizatë. Puna nga shtëpia është e vetmuar dhe unë kaloj orë të tëra duke folur me ta, gjë që e bën xheloz burrin tim. Gjithsesi nuk e kam në plan të heq dorë nga asnjëri prej tyre. As nga Billy e Buddy e as nga bashkëshorti.

*Artikulli i The Telegraph u përshtat në shqip nga Tiranapost.al