Një grua është hedhur nga kati i dytë i banesës së saj këtë të martë në rrugën “Memo Meto”.
Policia bën me dije se ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që për ngjarjen blutë kanë arrestuar bashkëshortin e saj 33-vjeçar.
Policia tha se i arrestuari “ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës.
Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.