Paraditen e sotme është mbledhur Komisioni i Ekonomisë ku po shqyrtohet buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022.
Në këtë mbledhje është thirrur në një seancë dëgjimore ministrja e Shëndetësisë, tha se për vaksinat janë akorduar 2.7 miliardë lekë.
Ja çfarë tha Manastirliu:
Rreth 420 milionë lekë shkojnë për qendra sociale dhe ndërmarrje sociale që aktivizojnë në territor shërbime të reja sociale për grupe të rriskuara.
Ndërsa 1 miliardë e 25 milionë lekë janë për programin e ri-integrimit për të përndjekurit politikë.
Dua të theksoj se ky është buxheti më i lartë historik për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe shtresave në nevojë.
Nga ana tjetër programi që i përket shëndetit publik dhe që orienton zbatimin e programit të vaksinimit është 2.7 miliardë lekë dhe është specifik për vaksinimin e popullatës.
Buxheti për vaksinimet nuk është pjesë e buxhetit për investimet.
Pa përfshirë mbi 2 miliardë lekë fondet e investimeve, rreth 900 milionë lekë për përgjigjen ndaj Covid-19.
Dua të siguroj se buxheti i vitit 2022 është buxhet që adreson sfidat e pandemisë si edhe mbështet zbatimin e programeve si përgjigje kundër koronavirusit.