Çantat plot me bizhuteri me vlerë mijëra euro, kapen dy “skifterët” shqiptarë në Itali

76

Dy shqiptarë janë arrestuar për grabitje në banesa të ndryshme në Milano të Italisë. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit A.R 43-vjeç dhe M.K 31-vjeç.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët janë autorë të disa vjedhjeve në banesa ndërsa policia u ka kapur edhe mjetet e “punës” që përdornin për të hyrë në to. Sipas raportimeve shqiptarët synonin banesa në të cilët pronarët e tyre u largonin dhe më pas hynin brenda duke marrë sendet me vlerë.
Arrestimi I tyre u bë në flagrancë teksa grabisnin një banesë në Baldinucci rreth orës 4:40 të mëngjesit. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar policinë, ndërsa më parë ishin bërë disa denoncime ndaj dy shqiptarëve.

Gjatë momentit të arrestimit, policia I kapi dy shqiptarët me çanta të mbushura me bizhuteri që vlenin mijëra euro.

Policia dy shqiptarëve më pas u ka gjetur edhe mjetet që përdornin për të thyer banesat.