Çfarë do të bënin nëse burrat nuk do të ekzistonin për 24 orë? Përgjigjen gratë

118

Një faqe e huaj në Instagram,”Girls Against Oppression”, e krijuar vetëm për vajza dhe e ndjekur në së shumti nga vajza ka shtruar një pyetje: “çfarë do të bënit nëse për 24 orë burrat nuk do të ekzistonin”.

Përgjigjet janë të ndryshme dhe janë grupuar si më poshtë. Ajo që vihet re dhe është më shqetësuesja është frika e tyre e vazhdueshme nga ngacmimet e meshkujve.

“Një shëtitje dhe bisedë mbase në natyrë, por natën”.

“Aktivitet sportiv në natyrë, çfarëdo që të jetë: ngjitje në mal, kamping apo plazh”.

“Do vishja çfarëdo që të më donte qejfi, pa menduar si dukem me këtë”.

“Do forcoja rregullat dhe ligjjet që dënojnë burrat që ngacmojnë seksualisht ose përdhunojnë”.

“Do shkoja diku për të kërcyer”.

“Do provoja të flija një natë jashtë, në rrugë”.

“Asgjë, do jetoja e qetë e do ecja në rrugë në çdo orar pa frikën se ndonjë burrë do më ngacmonte, qoftë edhe me fjalë”.

*Artikulli i Roba Da Donne u përshtat në shqip nga Tiranapost.al