Ndërsa gjuha evoluon po kështu edhe termat që përdorim për të përshkruar identitetin seksual dhe gjinor. Disa terma njihen më gjerësisht, por të tjera janë relativisht të reja; mund t’i keni dëgjuar por nuk jeni 100% të qartë në përkufizim. Një nga termat më të rinj është “poliseksual”. Çfarë do të thotë saktësisht poliseksual? Ja se si përcaktohet, dhe çfarë duhet të dini në lidhje me të.
Poliseksuali është një term që përshkruan orientimin seksual. Pjesa “poli” do të thotë “shumë”, kështu që dikush që është poliseksual tërhiqet nga shumë gjini.
Poliseksual vs paneksual
Ndërsa dikush që është poliseksual tërhiqet nga shumë gjini, ata nuk tërhiqen domosdoshmërish nga të gjitha gjinitë. Këtu hyn paneksualiteti. Parashtesa “pan” do të thotë “të gjithë”. Kështu që dikush që është panseksual tërhiqet nga të gjitha gjinitë ose tërhiqen nga njerëzit pavarësisht nga gjinia.
Poliseksual vs biseksual
Njerëzit që janë biseksualë shpesh thonë se tërhiqen nga gjinitë e njëjta dhe tw ndryshme. Disa mund të përdorin termat biseksual dhe poliseksual në mënyrë të njëjtë. Megjithëse secili është i ndryshëm, biseksual, paneksual dhe poliseksual twrhiqen nga më shumë se një gjini.
Mos ngatërroni poliseksualitetin dhe poliamorin
Ju mund të keni dëgjuar parashtesën “poli” me fjalë të tjera, si poliamoria. Por polyamory nuk është thjesht tërheqja për më shumë se një person, por të qenit në një marrëdhënie me më shumë se një person./L.F-dritare.net