Çfarë duhet t’i tregoni partnerit tuaj dhe çfarë jo

77

Nisur nga ideja që një marrëdhënie bazohet mbi sinqeritet, shpesh mendojmë se partnerit duhet t’i tregojmë gjithçka! Por a duhet të jetë kështu? Jo! Ka disa gjëra që na përkasin vetëm ne dhe më e mira është t’i mbajmë private!

Por çfarë duhet t’i tregojmë dhe çfarë jo partnerit?

1. Gjithçka në lidhje me shëndetin tënd!

Eshtë shumë e rëndësishme që ta mbash të përditësuar partnerin tënd në lidhje me problemet shëndetësore. Duhet t’i tregosh për shqetësimet që ke apo sëmundje me të cilat je përballur më parë.

2. Tregoja historinë e tradhtisë nëse ka patur një të tillë.

Nëse më parë ke tradhtuar ndonjë nga ish-at e tu, ekspertët rekomandojnë t’jua tregoni personit me të cilin jeni momentalisht. Do të shkaktonte shumë dhimbje dhe mërzi nëse ai/ajo e mëson nga dikush tjetër që s’jeni ju. Tregohuni i hapur, do ta vlerësojnë më shumë.

3. Gjendjen financiare

Edhe nëse s’doni ta bëni, është diçka e nevojshme për t’u diskutuar nëse doni një lidhje serioze dhe të shëndetshme. Sipas studimeve, paratë janë arsyeja numër 1 për të cilën çiftet zihen.

4. Tregoji ngjarjet traumatiken të së shkuarës

Nëse momentet e dhimbshme ndikojnë ende tek jeta jote e përditshme, e mira është t’i diskutosh ato me partnerin tënd. Komunikimi mes jush do të bëhet më intim dhe ai/ajo do të dijë më mirë si të reagojë në momente të caktuara.

5. Tregoji pse lidhja jote e fundit përfundoi

Mund të shmangni kësaj radhe gabimet e së shkuarës.

6. Problemet familjare

Nëse ka patur një ngjarje apo shqetësime familjare që kanë ndikuar tek ty, e mira është që partneri ti dijë. Do të të ndihmojnë ta kalosh më lehtë.

Çfarë s’duhet të ndani me ta?

1.

Detaje intime rreth të shkuarës

2.

Partnerët seksual që ke patur në të shkuarën

3.

Mos i trego çfarë të pëlqente më shumë nga ish-i yt.