Çfarë është Sheriati? Çfarë nënkupton për gratë në Afganistan?

111

Talebanët deklarojnë se do të qeverisin Afganistanin sipas një interpretimi të rreptë të Sheriatit. Në konferencën e parë për shtyp pas marrjes së pushtetit në Kabul, një zëdhënës i talebanëve deklaroi se media dhe të drejtat e grave do të respektohen “brenda kornizës së ligjit islamik”, por grupi ende nuk ka dhënë ndonjë hollësi se çfarë do të thotë një gjë e tillë në praktikë. Kur ata ishin për herë të fundit në pushtet, talebanët mbështetën dënime të tilla si ekzekutime publike të vrasësve të dënuar dhe personave përgjegjës për tradhti bashkëshortore.

Çfarë është Sheriati?

Sheriatit është sistemi juridik i Islamit. Ai rrjedh nga Kurani, teksti bazë I fesë islame dhe fetvatë dhe

Sheriati fjalë për fjalë do të thotë “rruga e qartë drejt pastërtisë”.

Sheriatit vepron si një kod jetese që të gjithë myslimanët duhet t’i përmbahen, përfshirë lutjet, agjërimin dhe zekatin për të varfërit.

Ai synon të ndihmojë muslimanët të kuptojnë se si ata duhet të përshtatin çdo aspekt të jetës së tyre sipas dëshirave të Zotit.

Çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Sheriati mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës së përditshme të një myslimani. Për shembull, një musliman, i cili është ftuar nga kolegët e vetë për të festuar duhet t’i drejtohet një dijetari të Sheriatit për këshilla për të siguruar që të veprojë brenda kuadrit ligjor të fesë .

Fushat e tjera të jetës së përditshme ku myslimanët mund t’i drejtohen Sheriatit për udhëzime përfshijnë të drejtën familjare, financat dhe biznesin.

Cilat janë disa nga dënimet më të ashpra?

Ligji i Sheriatit i ndan veprat penale në dy kategori: veprat penale “hadd”, të cilat janë krime të rënda me dënime të caktuara dhe krime “tazir”, ku dënimi lihet në duart e gjykatësit.

Veprat penale Hadd përfshijnë vjedhjen, e cila mund të dënohet me këputjen e dorës së autorit dhe tradhtinë bashkëshortore, e cila mund të parashikojë dënimin me vdekje me gurë.

OKB -ja është shprehur kundër vrasjes me gurë, duke thënë se “përbën torturë ose ndëshkim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues dhe prandaj kanë bërë thirrje që duhet t’i jepet fund.

Jo të gjitha vendet myslimane miratojnë ose zbatojnë dënime të tilla për veprat penale dhe sondazhet kanë treguar se qëndrimet e myslimanëve ndaj dënimeve të ashpra për vepra të tilla ndryshojnë shumë.

A mund të ekzekutohen myslimanët nëse konvertohen?

Lënie e fesë islame dhe konvertimi në një fe tjetër është një çështje shumë e diskutueshme në botën myslimane dhe ekspertët thonë se shumica e studiuesve besojnë se dënohet me vdekje.

Por një pakicë e mendimtarëve myslimanë, veçanërisht ata të angazhuar me shoqëritë perëndimore, argumentojnë se në kohët moderne “ndëshkimi” duhet t’i lihet Zotit dhe se vetë Islami nuk kërcënohet nga braktisja. Vetë Kurani deklaron se “nuk ka detyrim” në besim.

Si miratohen rregullat?

Ashtu si çdo sistem ligjor, Sheriati është kompleks dhe respektimi i tij varet plotësisht nga cilësia dhe trajnimi i ekspertëve.

Juristët islamikë nxjerrin udhëzime dhe vendime. Udhëzimi konsiderohet një vendim ligjor formal dhe quhet fetva.

Ekzistojnë pesë shkolla të ndryshme të Sheriatit dhe katër doktrina sunite: Hanbali, Maliki, Shafi’i dhe Hanafi si dhe një doktrinë shiite, Shia Jaafari.

Pesë doktrinat ndryshojnë në mënyrën se si ato interpretojnë fjalë për fjalë tekstet nga të cilat rrjedh ligji i Sheriatit.