Çfarë ka ndodhur me 911 dosjet e ‘nxehta’? Reagon menjëherë Prokuroria për skandalin e fundit

152

Prokuroria me anë të një njoftimi zyrtar bëri me dije se ka ngritur grup hetimor punë për 911 dosjet e pronave që janë dëmtuara dhe disa prej tyre janë humbur dhe me fletë të grisura në kadastrën e Durrësit në zonën bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon. Vetëm 152 dosje janë konstatuar të rregullta.

Lidhur me këtë, ka ardhur edhe reagimi i prokurorisë së Durrësit që njofton se është krijuar një grup hetimor i përbërë nga prokurore dhe oficerë të policisë gjyqësore për hetimin e plotë të çështjes.

“Nisur faktet e bëra publike në media për kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e dëmtimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme të regjistruara në zonën bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 582, datë 01.04.2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 186 e 248 te Kodit Penal. Me urdhër të drejtueses së prokurorisë është krijuar një grup hetimor i përbërë nga prokurore dhe oficerë të policisë gjyqësore për hetimin e plotë të çështjes”, njofton prokuroria.