Çfarë ndodh nëse burri shikon gratë e tjera në plazh?

86

A është e gabuar që një burrë të shikojë gratë e tjera? (Çfarë pyetje, sigurisht që është!) Ai është me ju, përse i duhet të shikojë gratë e tjera?

Nëse jeni si shumica e grave, kur burri shikon një grua tjetër, mendimi i parë është që ai po ju krahason me të (pas mendimit tjetër të parë instiktiv; “qelbësira po kullot sytë”)

Pa hyrë në studime shkencore ose në fushën biologjike se si janë të ndërtuar burrat, fakti është se është normale që burrat të shikojnë gra të tjera!!

Ata kanë një instinkt themelor për të përhapur “farën” e tyre. Burrat janë monogamë për zgjedhje, jo nga natyra dhe stimulohen vizualisht më shumë se gratë.

Janë programuar të favorizojnë shumëllojshmërinë. Ata nuk janë si gratë. Truri i një burri prodhon substanca të lidhura me kënaqësinë kur shohin gra tërheqëse.

Këto substanca janë të paqëndrueshme. Kur një grua hyn në fushën e tyre të shikimit, ata mbajnë shënim. Shikojnë. Kur e njëjta grua del nga fusha e tyre e shikimit, nuk mendojnë më për këtë.

Nga ana tjetër, jemi NE dhe mendimet tona, të cilat edhe pas disa ditësh, muajsh e ndoshta edhe vitesh, nuk harrojnë!

Dhe nëse e pyet, ai as nuk kujtohet. Ai mbase nuk e mban mend më çfarë ka parë pas disa minutash.

Kur përballesh për faktin që ka parë një grua tjetër, ai pyet “cilën grua?”. Është i sinqertë, nuk e mban mend me të vërtetë. Me pak fjalë, po i iku nga sytë, i iku edhe nga mendja.

Çfarë duhet të bëjmë në thelb kur burri shikon gra të tjera? Asgjë të ekzagjeruar. Nëse je xheloze dhe i bën skena xhelozie, kjo mund ta ndalojë të shikojë gratë e tjera kur është me ty, por e sigurt që ai do të vazhdojë të admirojë speciet femërore kur ti nuk je përreth.

Kur burri shikon gra të tjera, sillu normalisht. Sjellja jote “normale” do ta bëjë pak konfuz sepse burrat presin skena xhelozie në këto raste. Do fillojë të të vlerësojë më shumë sepse ti nuk po i kufizon lirinë si njeri dhe mbi të gjitha si burrë, për të parë gratë e tjera, të cilën ai e konsideron një të drejtë të shenjtë që Zoti i ka dhënë.

Një grua me “vlerë të madhe” e di se çfarë vlen. Asnjë burrë në botë nuk mund t’ju ​​bëjë të ndiheni “me vlera” nëse nuk ndiheni kështu brenda.