Para pak ditësh, një autokolonë ruse rreth 60 km e gjatë, u fotografua në drejtim të Kievit.
Aktualisht kjo autokolonë nuk po duket gjëkundi. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se karvani duket se ka ngecur rreth 30 kilometra (19 milje) jashtë Kievit dhe ka bërë “pak përparim” gjatë tre ditëve të fundit.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, pohoi se autokolona “mbetet e bllokuar”, ndërsa shtoi se ndoshta ky është një plan për të qenë në gjendje që këto forca të marrin ndihma në qytetet ku rusët kanë marrë pushtetin.
BBC shkruan se autokolona 60 milje e gjatë, është duke iu afruar kryeqytetit ukrainas nga ana veriore dhe aktualisht ndodhet 30 km larg saj./asutimes.com