Çfarë ndodhi mes tyre? Pasi kaluan Vitin e Ri bashkë, flet Andi: Nuk kishim ku të rrinim, mami i thoshte…

304

Andi dhe Tea kërkuan leje nga produksioni i “Për’puthen” për të kaluar bashkë natën e Vitit të Ri. Ditën e sotme, gjatë takimit mes dyshes u zbulua diçka më shumë rreth datës 31.

“Ishim te shtëpia ime, festuam me familjen time, ishte edhe motra e Teas. Ishim shumë njerëz, edhe shtëpi e vogël ajo e shkreta, s’kishim ku të rrinim (vetëm)”, rrëfeu Andi.

Më tej shtoi:

“U përpoq mami ta pyeste Tean për jetën, si është rritur. Mami i thoshte vetëm rri, mos bëj punë”.

Tea: (Si u ndjeve?) Në fillim në siklet, pastaj shumë rehat./korrieri.al