Çfarë po “gatuan” Luana? Zbulohet arsyeja e udhëtimit në Itali

70

Krahas moderimit, Luana Vjollca i ka kushtuar një rëndësi të madhe dhe muzikës dhe sigurisht projekteve të saj personale. Pasi konfirmoi tërheqjen për pak kohë nga ekrani, moderatorja zbuloi se shumë shpejt do të vijë me projektin “Thuaje”. Edhe nuk ka dhënë detaje për çfarë bëhet fjalë saktësisht, Luana e ka cilësuar si një projekt zemre.

Disa muaj më parë, Luana tregoi se është bërë imazh i brandit të mirënjohur botëror “Collini Milano 1937” në Itali. Së fundmi, Luana ka bërë me dije se ndodhet në shtetin fqinj dhe ndonëse të gjithë mendonin se bëhej fjalë për disa ditë pushime, në fakt ndodhet atje për koleksionin e ri të markës luksoze.

 

Moderatorja ka publikua një video në rrjete sociale nga prapaskenat e setit fotografik ku shkëlqen si gjithnjë. Ndërkohë, kujtojmë që Luana pritet të sjellë dhe këngën e re.