Çfarë shihni në fillim? Ky test do t’ju tregojë cilat janë problemet tuaja në dashuri!

154

Shihni foton më sipër dhe pa u menduar përgjigjuni: çfarë shihni në fillim? Përgjigjia juaj do t’ju ndihmojë të sqaroni se ç’probleme fshihen në marrëdhënien tuaj të dashurisë…

Brejtësi

Nëse gjëja e parë që vutë re në foto ishte brejtësi, problemet tuaja të dashurisë lidhen me faktin se si ndiheni në mjedisin tuaj rrethues. Ju frikëson ideja nëse do të ndiheni apo jo të pranuar. Mendoni vazhdimisht që nuk doni të jeni vetëm. Ndjeni një dëshirë të thellë t’ju duan. Ndoshta ka diçka brenda jush që ju krijon pasiguri dhe ju bën të veproni në mënyrë të pandërgjegjshme në këtë mënyrë. Mundet gjithashtu të ndiheni xheloz, i varur, ose nën varësinë e dikujt.

Keni frikë të lëndoheni, të refuzoheni dhe kjo mund t’ju prishë punë kur bëhet fjalë për t’u atashuar në një marrëdhënie. Është e rëndësishme që të punoni me veten në mënyrë që të ndërveproni me të tjerët nga një perspektivë më e shendetshme dhe më e dashur, para së gjithash t’ju duan dhe t’ju pranojnë.

Profil njeriu

Nëse gjëja e parë që vutë re në foto ishte një njeri në profil, ndoshta problemet tuaja mund të zbulonin një problem me egon, me të cilën duhet të punoni. Dihet që egoja sjell shumë konflikte: të qëndruarit në pozicion mbrojtës, viktimizimi, mospranimi i kritikave, të marrësh gjithçka personale, të paralizohesh nga frika, etj. E kundërta e egos është dashuria, pranimi. Të përkushtuarit ndaj dashurisë mund t’ju ndihmojë dhe t’ju largojë egon, për t’i parë të tjerët me sytë e zemrës, me sytë e pafajsisë.