Çifti ukrainas kalon ditën e parë të martesës të armatosur për të mbrojtur vendin

281

Nuk ishte dita e dasmës që ata kishin parashikuar dhe ëndërrua, pasi Rusia sulmoi vendin e tyre të enjten. Yaryna Arieva dhe partneri i saj Sviatoslav Fursin nxituan të kurorëzoheshin nën zhurmën e sirenave të sulmit ajror që kumbonin në gjithë vendin.

“Ishte shumë e frikshme,” tha për CNN Arieva, e cila u martua me partnerin e saj në manastirin e St Michael në Kiev.

Çifti kishte planifikuar të martohej më 6 maj dhe të festonte në një restorant me një tarracë të bukur, me pamje nga lumi Dnieper.

Arieva dhe Fursin janë bashkuar me Forcat e Mbrojtjes Territoriale, një degë e forcave të armatosura të Ukrainës që përbëhet kryesisht nga vullnetarë. Pasi u armatos, çifti u drejtua për në zyrën e partisë së tyre politike, Solidariteti Evropian.

“Për momentin, ne jemi këtu dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Kështu që ka shumë punë për të bërë, por megjithatë, shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, tha

Arieva, duke shtuar se disa civilëve që nuk janë pjesë e forcës mbrojtëse iu dhanë armë.
“Ka disa vende ku mund t’i merrni ato, dhe thjesht nënshkruani letrat dhe mund të shkoni dhe të mbroni vendin tuaj,” tha ajo. “Kjo është situata tani.”./asutimes.com