Cila eshte lidhja e forte me Edi Ramen! Alketa Vejsiu, vajzë e mençur që di ti japë hakun edhe burrit, edhe kryeministrit

166

Cila eshte lidhja e forte me Edi Ramen! Alketa Vejsiu, kjo vajzë e mençur që di ti japë hakun edhe burrit, edhe kryeministrit. Kjo është një histori e vjetër, që kur Edi Rama u shfaq në skenën politike, ndërsa Alketa Vejsiu ngjiste e qetë shkallët e karrierës, me Vera Grabockën në krah, duke pritur prej kësaj të fundit bekimin për bashkëshortin me të cilin do të kalonte jetën. Që nga ato fillime, Alketa Vejsiu dhe Edi Rama janë takuar shpesh, herë për punë personale, herë për bashkëpunime, herë për para. Dikur të dirigjuar nga Grabocka, e sot si partnerë të regjur që marrin vesh nga biznesi dhe privatësia.

Përpara se të tregojmë lidhjen e veçantë dhe të çuditshme Vejsiu-Rama, vlen të sqarojmë diçka si fillim. Alketa është një vajzë e mençur dhe e tregon çdo ditë këtë. Ka punuar, është treguar e kujdesshme në lidhje me hapjen e jetës së saj në publik, ka qenë nxënësja më e bindur dhe e suksesshme e Vera Grabockës dhe ka ditur ta tërheqë e lëshojë lakun sipas nevojës dhe momentit.

Kështu ka bërë këto 6 vite me atë që është kryeministri shqiptar, duke çuar ujë në burimin e vet, edhe pse pas martesës me biznesmenin vlonjat të ndërtimeve, Ardian Nelaj, mund të kalonte një jetë të qetë e të sigurtë. Por Alketa është vajzë ambicioze që nuk ngopet kollaj, ndërsa Rama, një Don Zhuan i lindur, një nga pikat e dobëta të së cilit janë gratë e pashme. E veçanta në historinë e tyre është se kur Alketa u martua, gjithkush mendoi se do të ishte bashkëshorti ai që do ti jepte një dorë egos së saj. Ai ishte i njohur në fushën e ndërtimit e madje shpesh është përkufizuar si një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri. Në fakt ndodhi e kundërta. Edhe pse Ardiani është mik me Ramën, të paktën këto vitet e fundit, është Alketa ajo që i ka forcuar pozitat e veta dhe të burrit të saj në kancelarinë e Kryeministrit. Ata që nuk e besojnë këtë, mund të pyesin se cila ishte dama e nderit e Ramës, në udhëtimin e këtij të fundit në Poloni…

Për t’iu rikthyer historisë…. Qysh ditën që u bë kryeministër, Rama pati vetëm një të përzgjedhur në mendje: Alketa Vejsiu. Si shpërblim, sado që qëndrimet e hapura publike nuk i kanë pëlqyer kurrë, Alketa nuk ia ka kursyer shprehjen e adhurimit, publikisht ose jo. Në momente të caktuara delikate politike, si për çudi, është shfaqur gjithmonë Alketa, për të ngritur lart figurën morale e publike të Ramës, përkrahjen e pakursyer për të, adhurimin deri ne marri. Nga ana tjetër takimet absolutisht sekrete pillnin edhe produkte biznesi. Për herë të parë, pasi Rama mori qeverinë, Alketa me një biznes modest martesor, filloi të merrte tendera nga bashkia për zbukurimin e qytetit. E provoi, dhe kur pa që nuk ia vlente e la. Për më tepër që duhej të luftonte me vëllanë e Erion Veliajt në këtë sektor. Nuk ia vlente! Pastaj në një darkë me të dy, Alketa, bashkëshorti i saj dhe Edi Rama, vendosën ti jepnin një dorë biznesit Nelaj. I dashuruar pas biondes së bukur, Ardian Nelaj nuk ka pasur kurrë sy të shohë përtej, duke i lënë, i kënaqur, dorë të lirë bashkëshortes për të bërë karrierë. Pak më vonë rradha i erdhi emërimit të drejtorit të përgjithshëm të RTSH.

Thoma Gëllçi luftoi fort duke pasur si mbështetës Olsi Ramën, por nuk do të kishte pasur asnjë shans fitoreje nëse Alketa nuk do të hiqte dorë nga ky post i ofruar nga Rama, si një mundësi për të lënë të kënaqur të preferuarën e tij. Alketa edhe kësaj here u tregua e mençur, nuk zgjodhi poste të larta administrative. Punët e tjera dhe marrëdhënia e ngushtë me Ramën, si mundësi për të plotësuar çdo tekë të saj, ishin ku e ku më mirë sesa një post ku mund të kompromentohej kollaj e ku vëmendja e të gjithëve do të ishte hapur mbi të. Refuzime të tilla Alketa ka bërë edhe për pozicione ministresh, të ardhura kohë pas kohe në momente deliri nga miku i saj i zemrës, kryeministri Edi Rama.

Nga ana tjetër bashkëshorti i saj vazhdonte të fuqizohej dhe gjithmonë mendonte se kjo vinte prej zemërgjerësise së mikut të tij kryeministër. Askujt nuk ia mban t’i thotë se në fakt për pozitën që ai gëzon sot në sektorin e ndërtimit duhet ti jetë mirënjohëse zonjës që ka në shtëpi. E ndërkohë që dyshja Rama-Vejsiu takohet fshehurazi e krejt larg syrit të publikut, Alketa shfaqet në spektakle televizive ku herë pas here falenderon si sponsor edhe firmën e bashkëshortit të saj. Nga ana tjetër fut dorën nga pak në çdo sektor që e sheh me interes dhe në publik e shet si ngritje të biznesit të saj modest, i cili është një mbulim i bukur për pastrim parash.Një vajzë e mençur si Alketa ka luajtur me shumë kujdes në ujrat e fondeve publike. Ka marrë çfarë ka dashur pa preferuar kurrë ta bënte këtë duke u kompromentuar nëpër poste. Pak e shpesh. Siç janë edhe takimet e tyre. E për të ruajtur ekuilibrat, Alketa nuk ka lënë kurrë pas dore edhe bashkëshortin. Me mençuri ajo i lë të kënaqur të dyja palët. Fundja Rama nuk do të jetë përjetësisht kryeministër./Pamfleti