Për disa shenja të horoskopit mund të thuhet që pothuajse nuk janë aspak xheloze, te disa është në kufijtë e normales, por ka edhe të atilla të të cilave përkushtimi ndaj partnerit i turbullon mendjen.
Bëhet fjalë për Akrepin, është shumë seksi, por edhe mjaft xheloz dhe përkushtues.
Te shenjat tjera të horoskopit doza e xhelozisë varion, nga ajo që gati nuk ekziston, deri te rastet e ngjashme me Akrepin.
Dashi
Është mjaft xheloz, shumë larg nga ajo që mund të quhet normale, me të cilën tregon se e dashuron partnerin. Është i pasionuar për dashuri ashtu që edhe shpërthimet e tij të xhelozisë janë po aq pasionante.
Demi
Këtë shenjë e karakterizon xhelozia mesatare, por nuk duan të jenë të tillë sepse kjo i mundon. Kërkojnë lidhje stabile në të cilat nuk do të kanë shkak për xhelozi. Mirëpo, nganjëherë është më e fortë se ato dhe kështu bien në kategorinë e xhelozisë mbi mesatare. Ato janë të fortë sa i përket sfidave.
Binjakët
Nuk janë tepër xheloz sepse edhe vetë ata duan të flirtojnë dhe të jenë në qendër të vëmendjes. Si arsye për xhelozinë nuk e konsiderojnë vështrimin e dikujt tjetër ndaj partnerit të tij, si dhe as shoqërimin e tepërt të tij me polin e kundërt. Megjithatë, kur i kap sulmi i xhelozisë, ata mund të jenë të mërzitshëm si miza me pyetjet dhe komentet e tyre.
Gaforrja
Janë shumë xheloz, me frekuentim dhe intenzitet të dytët në radhë pas Akrepit, kurse ata janë më të rrezikshmit. Janë kërkues në lidhje, por edhe besnik. Janë të prirur për dramë dhe ekzagjerim kështu që dinë të mendojnë se janë në lidhje të keqe, edhe pse ndoshta nuk është ashtu.
Luani
Përfaqësuesit e kësaj shenje kanë problem me dozën shumë të madhe të xhelozisë, por këtë përpiqen në çdo mënyrë ta fshehin sepse kanë problem edhe me egon e tyre. Megjithatë, njerëzve të cilët i njohin mirë nuk mund t’i shmangen. Xhelozia e tyre nganjëherë është aq e pakuptimtë sa që duket qesharake.
Virgjëresha
Doza e xhelozisë te Virgjëreshat është nën mesataren sepse janë mjaft besnike pasi nënkuptojnë se edhe partneri është i tillë. Mirëpo, kur dyshojnë në diçka, ata pa ndikim i vëzhgojnë detajet e sjelljes së partnerit dhe i radhisin si figura.
Peshorja
Nga sasia e shpërthimeve të xhelozisë, në krahasim me shenjat tjera, Peshoret janë saktësisht në mes. As më shumë as më pak. Dhe në këtë aspekt të jetës janë të pavendosur, sikur në situata të caktuara nuk mund të vendosin – të jenë xheloz apo jo?
Akrepi
Shenja më xheloze e zodiakut është Akrepi, kurse shkakun e xhelozisë e sheh në gjithçka. Përfaqësuesve të kësaj shenje, edhe pse dinë të shkëlqejnë, i pengon nëse edhe partneri është i tillë. Janë më të lumtur në lidhje me dikë i cili është i gatshëm t’i përkushtohet plotësisht.
Shigjetari
Xhelozia i kap shumë rrallë sepse edhe ata vetë kanë problem me besnikërinë ndaj partnerit. Përveç kësaj, janë shumë aktiv dhe të shoqërueshëm pasi nuk kanë kohë as vullnet të lodhen me të. Për ata është lidhje perfekte dhe stabile në të cilën ndonjëherë mund të flirtojnë dhe të mos përgjigjen për këtë.
Bricjapi
Pak xhelozi ekziston, por shumë larg mesatares. Përfaqësuesit e kësaj shenje qëndrojnë fort mbi tokë, dëshirojnë lidhje stabile dhe janë të prirur të besojnë, sikur dhe Virgjëreshat, të kuptohet se partneri është besnik sepse edhe ato vetë janë të tillë.
Ujori
Kjo është shenja e zodiakut më pak xheloze. Aq rrallë i kap xhelozia sa që partnerët mund të pyeten se a kujdeset njëri për tjetrin. Ata sikur e kanë gjithçka rrafsh. Ata janë të pasigurt në vetvete dhe dinë të bredhin në aventura ekstravagante.
Peshqit
Përfaqësuesit e kësaj shenje janë mjaft xheloz, më shumë se Demi apo Peshorja, por më pak se Akrepi, Dashi, Gaforrja dhe Luani. Janë të prirur për lidhje të gjata dhe stabile dhe urrejnë kur diçka e prishë këtë koncept. Janë të sinqertë/5pyetjet.al