Cila shenjë zodiakale mban kampion për t’iu larguar dashurisë? Gjeje veten dhe partnerin

292

Sa e bukur është dashuria, aq edhe mbytëse dhe e frikshme për disa. Dikush zgjedh edhe të largohet fare prej saj dhe thonë se kjo varet nga shenja zodiakale. Disa janë më të predispozuar se të tjerët për t`u larguar. Shikoje listën! Gjej veten dhe partnerin.

Ujori

Ujori është i pari që arratiset nga emocionet. Janë individë të lirë që duan të jetojnë në botën e tyre. Ata dashurojnë thellësisht, por nuk i gjejnë kurrë mënyrat e duhura për ta shprehur dashurinë.

Binjakët

 

E duan dashurinë më shumë se kushdo tjetër, por shpesh mërziten në një marrëdhënie. E dashurijnë aventurën dhe urrejnë të lidhen ngushtë me dikë. Pra ata ikin kur një marrëdhënie fillon të bëhet shumë serioze ose kërkuese.

 

Virgjëresha

 

Ata largohen nga dashuria, jo sepse kanë frikë të ndihen të lidhur, por se kanë frikë mos lëndohen. Janë një shenjë shumë e ndjeshme edhe pse e fshehin.

 

Bricjapi

 

Janë shumë të fokusuar në arritjen e qëllimeve dhe nuk e vënë kurrë në plan të parë dashurinë. Partnerët e tyre ndihen pak të vlerësuar.

 

Dashi

 

Është shenja klasike që kërkon në jetë atë që s`mund te ketë. Bie në dashuri shpejt dhe po aq shpejt ndalon së dashuruari. Gjithmonë kërkon sfida të reja, sepse tërhiqet shumë nga lidhjet e reja. I shikon si një fitore ato.

 

Shigjetari

 

Janë romantikë, por kjo nuk i pengon për t`iu larguar dashurisë. As nuk e përjashtojnë dashurinë nga jeta e tyre, vetëm se etja për aventura i pengon për të krijuar lidhje serioze.

 

Luani

 

Nëse jeni gati për të jetuar një sfidë të madhe, atëherë lidhuni me një Luan. Ata largohen nga dashuria për të mbrojtur krenarinë e tyre.

 

Demi

 

Demi nuk ikën nga dashuria, por shpesh dashuron njerëzit e gabuar. Ndaj edhe ikën, sepse kupton që ishte me të gabuarin.

 

Peshqit

 

Janë më romantikët e zodiakut. E shohin botën rozë. Besojnë se dashuria e tyre është si ato të filmave dhe problemi lind në momentin që kuptojnë se filmat janë thjesht filma dhe se dashuria e tyre s`mund të jetë e tillë. Ky është edhe momenti kur vendosin të largohen, kur përballen me të vërtetën.

 

Peshorja

 

Është shenja që respekton më së shumti martesën. Kjo e bën shpesh të pavendosur. Ëndërron të jetë me njeriun që do, vetëm se ndonjëherë trembet nga angazhimet e mëdha.

 

Akrepi

 

Vështirë që t`i shpëtojë dashurisë. Kur Akrepi vendos të jetojë në një marrëdhënie do të thotë që është plotësisht i sigurt dhe i ka peshuar mirë të gjitha mundësitë. Do të thotë se e ka testuar edhe pasionin. Nëse një Akrep të zgjedh ty, do të thotë që je tashmë i veçantë.

 

Gaforrja

 

Gaforrja nuk largohet kurrë nga dashuria nëse nuk ia thyen zemrën. Pavarësisht se është një shenjë e mërzitshme dhe e pasigurt, është i përkushtuar ndaj familjes. Shpesh është i heshtur për emocionet që ka dhe kjo mund t`i shkaktojë pasiguri partnerit. Ai ka nevojë për dikë që mund të lexojë mes rreshtave dhe të shembë murin e fortë që ngre përpara.

*Ky post u përshtat nga Fabjola Hije. ./Tiranapost.al