Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, sepse do të reflektojë në të gjithë vazhdimësinë e ditës tuaj. Dhe pse të mos e filloni ditën tuaj me energji pozitive dhe ushqim të shëndetshëm?
Është e vërtetë që dreka duhet të jetë më e pasur dhe më e gjallë, megjithatë mëngjesi ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e përbërësve të duhur, të cilët do t’ju japin energjinë e duhur për të përballuar ditën tuaj.
Ushqimet që mund të konsumoni në mëngjes
Vezët
Vezët janë një opsion i shkëlqyer për të filluar ditën. Ato janë të pasura me proteina dhe shumë ushqyes, të cilët do të përforcojnë metabolizmin tuaj si dhe do t’ju japin më tepër energji.
Tërshëra
Ajo mbron stomakun tuaj nga acidi hidrofluorik si dhe e mbron atë nga dëmtimi ose irritimi.
Gjithashtu tërshëra përmban fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë metabolizmin tuaj dhe ulin kolesterolin.
Mjalti
Mjalti do të zgjojë organizmin tuaj në mëngjes dhe do të rrisë nivelet e energjisë tuaj, duke ju rritur gjithashtu përqëndrimin dhe produktivitetin përgjatë ditës.
Po ashtu do të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore, sepse nxit prodhimin e serotinës, hormoni përgjegjës për lumturinë tuaj.
Ushqimet që duhet të shmangni:
Ushqimi pikant
Mund të irritojë tërë sistemin tuaj tretës dhe për këtë arsye mund të shkaktojë urth dhe mund të dëmtojë mukozën e stomakut.
Kështu që bëni mirë ta rezervoni ushqimin pikant për në drekë.
Bananet
Nëse hani një banane në mëngjes, do të rrisni nivelet e magnezit në gjak, kjo gjë mund të shkaktojë më vonë probleme të zemrës.
Banania mund të shërbejë si një meze e lehtë dhe e shëndetshme, por patjetër duhet ta shmangni atë me stomak bosh.
Pijet e gazuara me sheqer
Nuk ka asgjë që mund të zëvendësojë ujin në mëngjes apo lëngjet e shtrydhura.
Këto pije do të ngadalësojnë metabolizmin tuaj dhe do t’ju japin ndjenjën e fryrjes gjatë gjithë ditës.
Perimet me gjethe jeshile
Perimet me gjethe jeshile, janë të pasura me aminoacide të cilat mund të shkaktojnë në ndjesinë e urthit, si dhe të shtojnë gazrat. Prandaj është mirë t’i evitoni në mëngjes./AgroWeb.org