Meqё jemi te festat zyrtare, Kosova dhe Shqipёria nuk hyjnё nё mesin e vendeve me mё shumё festa zyrtare, siç pretendohet ndonjёherё, pastaj ka disa shtete tjera ku ‘Dita e Punës’ nuk festohet fare.
Mё poshtё janё disa vende tё botёs bashkё me numrin zyrtar tё festave zyrtare apo ditёve tё pushimit sido qё quhen, duke mos i pёrfshirё festat jo zyrtare.
E dijmё se nuk ka asgjë si një festë publike për të ndriçuar një muaj, por nëse jetoni në Mbretёri tё Bashkuar, ato festa janë mjaft të pakta.
Vendi kampion ёshtё Kamboxhia e cila ka më sё shumti festa publike në botë, me gjithsej 28 ditё. Kjo pasohet nga Shri Lanka e cila ka 26 pushime zyrtare, 9 tё shtuara vetёm në 2019.
Pastaj është India, e cila njeh 21 festa publike, e ndjekur nga Argjentina me 19, gjersa Kolumbia, Filipinet, dhe Trinidad/Tobago kanё nga 18 ditë tё pushimit.
Kina dhe Hong Kongu kanë 17 pushime zyrtare, ndërsa 16 ditë janë pushime zyrtare në Tajlandë, Japoni, Turqi, Kazakistan, Pakistan dhe Tanzani.
Lituania, Malajzia dhe Suedia kanё nga 15 ditё pushimi, ndёrsa Norvegjia, Belgjika, Austria, Sllovakia, Kili, Nepali, Indonezia, Tajvani, Korea dhe Shqipёria kanё nga 14 ditё.
Gjermania, Spanja, Çekia, Finlanda e Romania, kanё nga 13 ditё, Bullgaria, Greqia, Afrika Jugore, Kanada dhe Uruguaj kanё nga 12 ditё.
Australia (ku festë publike shënojnë edhe për finalen e madhe të AFL dhe Kupën e Melburnit nё Tenis, pra varёsisht territorit numri i festave zyrtare shkon nga 7 nё 13).
Zelanda e Re, Singapori, Holanda dhe Kosova numёrojnё 11 ditё festa zyrtare.
Mbretёria e Bashkuar ka 8 ditё, ndërsa festa zyrtare e Ditëlindjes së Mbretëreshës festohet në çdo shtet dhe territor, dhe ajo vendoset nga çdo qeveri individuale në mënyrë që data të ndryshojë.
Në skajin tjetër të spektrit, Shtetet e Bashkuara kanё 10 ditё, ndёrsa Meksika ka vetëm 7 ditё.