Ç’ndodhi pas eliminimit të balerinit? Ilir Shaqiri bën veprimin që askush nuk e priste

84

Eltoni ishte banori që u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, të cilin e nxorri në nominim Iliri.

Ky i fundit u hakmor ndaj tij pas debateve të vazhdueshme që patën përgjatë ditëve të fundit.

Ishte Eltoni që e akuzoi Ilirin se nuk e ka ndihmuar në një audicion të mbajtur 11 vite më parë në Itali.

Ndërkohë, pasi Arbana tha se Eltoni është i eliminuari i radhës, Iliri habiti me veprimin e tij.

Ndërsa të gjithë banorët e përcollën deri te dera kryesore, Iliri nuk u çua fare ta takonte balerinin duke qëndruar vetëm në dhomën e ndenjes. Eltoni është përballur me akuza se ka dashur të nxjerrë keq Ilirin para publikut.

Vetë ai pranoi se është i vetëdijshëm se ky debat e ka penalizuar.

Dhe opinionisti Arbër Hajdari nuk kurseu kritikat ndaj tij duke thënë se ka hyrë brenda shtëpisë për të ndikuar në figurën e tij.