ÇON VAJZËN NË FSHAT PËR TË PARË SI JETOJNË NJERËZIT E VARFËR, AJO QË NDODHI MË PAS DO T’U LËRË ME GOJË HAPUR

211

Një media amerikane ka publikuar historinë e një nëne dhe vajzës së saj 6-vjeçare. Kjo nënë e çoi vajzën e saj për të kaluar një fundjavë në fshat, në mënyrë që e bija të shikonte se ka dhe njerëz që jetojnë me pak të ardhura.

Ajo kishte frikë se vajza e saj duke qenë se jetonte në një familje të pasur do të priste gjithmonë çdo gjë gati nga prindërit e saj dhe nuk do të lu ftonte për gjërat që do donte të arrinte.
Por fundjava e kaluar në fshat i ndryshoi jetën jo vetëm vajzës, por edhe nënës së saj. Më tej ” DAVIDWOLFE” ka shkruar se ato kaluan disa netë në një fermë, ku familja jetonte relativisht me të ardhura të ulëta.

Më pas nëna e pyeti nëse vajza ishte mërzitur ato ditë.

Vajza e vogël ka dhënë një përgjigje që i ndryshoi botëkuptimin nënës së saj:
Jo nuk u mërzita. Vura re se kemi një qen dhe një mace dhe ata kanë katër qen dhe tre mace. Ne kemi një pishinë mermeri në kopshtin tonë, dhe ata kanë një lum jo shumë larg shtëpisë. Ne kemi llamba të ndezura në kopshtin tonë dhe ata kanë yje gjatë natës.

Nga ballkoni jonë sheh pallatate ,aty sheh barin dhe gardhin. Ne nuk kemi tokë dhe ata punojnë çdo ditë në tokë. Ne blejmë ushqim në dyqan, ata e rrisin vetë ushqimin e tyre. Ata kanë fqinjtët dhe kafshët e tyre që i mbrojnë, ne kë kemi? Ata janë më të lumtur se ne mami.”