Kasem Hysenbelliu, biznesmeni dhe pronari i medias Fax News 1 vit më parë është ndarë nga jeta.
Hysenbelliu ndërroi jetë, pasi ishte i infektuar me Covid-19 dhe nuk arriti ta fitonte betejën me virusin vdekjeprurës. Biznesmeni ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, teksa ishte në Turqi për tu kuruar.
Kasem Hysenbelli fillimisht është angazhuar si drejtor i Përgjithshëm i Gazetës Panorama. Nga 2001-2012 ka drejtuar këtë gazetë. Nga 2012 deri 2016 Drejtor i Përgjithshëm i News 24. Në vitin 2017 Hysenbelli themeloi të parin TV të pavarur në vend “Fax News” dhe “Faxweb”, që me përkushtimin dhe vendosmërinë e tij, u shndërrua përtej çdo parashikimi në zërin e njerëzve të thjeshtë.