Covid-19 në Itali/ 373 viktima dhe mbi 170 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

92

Situata epidemiologjike në Itali vijon të mbetet ende shqetësuese. Përhapja e Omicron ka nxitur edhe rritjen e infektimeve.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 179,106 raste të reja nga 1,117, 553 teste të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, janë regjistruar 373 viktima.

Ndërsa norma e pozitivitetit është në rënie, e regjistruar 16 % nga 17 % që ishte një ditë më parë.

Sa i përket fushatës së vaksinimit, në total dozat e administruara kapin shifrat rreth 123 milionë.