Covid-19/ OBSH ngre alarmin: Në Europë, dimri do të jetë i vështirë

94

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron “dimër të vështirë” në Europë, përsa i përket situatës së pandemisë, për shkak të rritjes së infeksioneve në disa vende.

Alarmi është ngritur nga drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, gjatë një kongresi në Barcelonë.

Kontinenti i Vjetër është “epiqendra e pandemisë”, sipas Kluge, i cili u bëri thirrje të gjithëve të “rrisin vaksinimin”.