Çudia çeçene, Krijohet polici speciale për respektimin e traditave në dasma

167

Ministria e Kulturës në rajonin rus të Çeçenisë, ka urdhëruar krijimin një njësise speciale politike për t’u siguruar se gjatë dasmave respektohen traditat përkatëse.

Agjencia TASS ka raportuar se një njësi speciale e moralit do të jetë e ngarkuar me monitorimin e manifestimeve dasmore.

“Nëse vërehet diçka që nuk është në harmoni me pikëpamjet ose veshjet tona, nëse atje ka vallëzime që nuk janë të traditës, atëherë dasma do të ndalohet”, ka thënë ministria, raporton TASS.

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, dhe zyrtarët e tjerë, shpeshherë kanë folur për traditat e jashtme, për të cilat ata thonë se i shkatërrojnë traditat në këtë rajon.

Vitin e kaluar, kryetari i kryeqytetit Grozni në Çeçeni, kishte urdhëruar ndalimin e prerjes së tortës së dasmës dhe ishte ankuar për lëvizjet e “pahijshme” gjatë vallëzimeve në dasma.

Shiko Fotot: