ÇUDIA TE “SYRI I KALTËR”, HAPET NJË GROPË ME DIAMETËR RRETH 10 METRA

174

Një ngjarje aspak e zakontë është raportuar ditën e sotme në Krongj, pranë Syrit të Kaltër.

Mësohet se një gropë është hapur pranë kësaj zone.

Ajo ka një diametër rreth 10 metra dhe thellësi 6 metra.

Dyshohet se gropa është krijuar për shkak të reshjeve të shiut.

Policia ka rrethuar gropën për të mos rrezikuar ndonjë qytetar që do t’i afrohet, pasi gropa është mbushur me ujë.