“Dalim menjëherë nga shtëpia”, konkurrenti i ‘BBV’ tmerrohet nga ajo që sheh në ëndërr dhe shpërthen në lot

79

Konkurrenti i ‘Big Brother VIP’, Arbër Gumnishta apo i njohur ndryshe me emrin e artit, Dj Dagz, ka gati dy muaj që ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjatë rrugëtimit të tij deri tani, ai ka pasur momente shumë të bukura, por nuk kanë munguar as debatet. Por mbrëmë duket se ai nuk është ndjerë mirë.

Disa çaste më parë DJ Dagz është zgjuar nga gjumi dhe ka shpërthyer në lot. Banorët janë shqetësuar dhe të gjithë e kanë pyetur se çfarë ka. Arbëri u ka treguar se ka parë një familjar ëndërr në gjendje shumë të rëndë. “Ishte shumë ëndërr e keqe, kur më del pamja përpara më vjen të qaj direkt”, tha Dj Dagz.

Në anën tjetër, Dj PM i është drejtuar duke i thënë se nëse ai do mund të dalin menjëherë, por që Dagz ka thënë jo. Kujtojmë se dy DJ janë një konkurrent i vetëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kjo javë ka qenë e ndezur me debate mes banorëve të “Big Brother VIP”. Tensioni që ekziston në shtëpi është përcjellë edhe te ndjekësit e reality-shoët. Teksa sikur mos të mjaftonte kjo, një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Teksa pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në oborr duke diskutuar, disa persona kanë sulmuar shtëpinë e “Big Brother”. Në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme nga momenti kur banorët shqetësohen sepse drejt tyre hidhen gurë e sende të forta. Sigurisht, situata është kontrolluar në kohë dhe nuk ka as të lënduar as dëme materiale.

“Kryefjala” shkruan se janë dëgjuar edhe sirenat e policisë ku mesa duket kanë mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas kësaj situate. Video