Darka me Bashën/ Ambasadorja amerikane zbulon temat që u diskutuan: Partitë të sigurojnë kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit

191

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zbuluar temat për të cilat foli me liderin opozitar, Lulzim Basha në darkën e sotme jozyrtare.

Znj.Kim thotë se me Bashën diskutoi për rolin e opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës shqiptare për çështjet kryesore si dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadorja deklarohet e qartë se kërkon që partitë të sigurojnë kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që garanton se SHBA do të bëjë pjesën e saj për të mbështetur zgjedhje të lira e të ndershme.

STATUSI NGA YURI KIM
Me kryetarin e PD, Lulzim Basha sonte diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1340416074257461248?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1340416074257461248%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdarka-me-bashen-ambasadorja-amerikane-zbulon-temat-qe-u-diskutuan-partite-te-sigurojne-kandidate-te-paster-per-zgjedhjet-e-25-prillit%2F

(BalkanWeb)