Dashi
Në dashuri, Hëna është gati të hyjë në shenjën tuaj. Në vendin e punës, situata është interesante. Takimet janë premtuese dhe mund të ketë lajme, ndoshta edhe ndryshime.
Demi
Të enjten është dita e përsosur për të folur hapur me ata që kanë ndjenja të njëjta me ju. Në punë më në fund do të merreni me gjëra të mëdha ashtu siç keni dëshiruar gjithmonë.
Binjakët
Dita do të nisë shumë mirë, sidomos për çiftet e reja. Në punë situata nuk është në gjendjen e saj më të mirë, por kini durim sepse fillimi i muajit do të jetë me surpriza.
Gaforrja
Falë ndikimit të Hënës, do kaloni momente emocionuese. Në punë mund të keni një ide të papritur për të zgjidhur një problem. Një marrëveshje do të duhet të rishikohet.
Luani
Përfitoni nga pasditja për njohje të reja që mund t’ju sjellin një histori të re dashurie. Ndërkohë duhet të nisni tani një projekt të rëndësishëm. Keni nevojë për ndryshime dhe risi të mëdha.
Virgjëresha
Mëngjesi nuk do jetë aq i mirë, por pasdite do të ndiheni më të lumtur. Në punë, mund të bëni plane, por kujdes nga investimet dhe nëse keni ide që kërkojnë shumë kosto, mbajini nën kontroll dhe mos rrezikoni.
Peshorja
Duhet të shkëputeni nga e shkuara që nuk ju bën të lumtur. Në punë mos hezitoni, duhet ta bëni të qartë se çfarë dëshironi.
Akrepi
Mund të ketë konflikte në dashuri, bëni kujdes me fjalët. Në punë mund të ketë komplikime, por mund të kapërcehen. Kini durim në marrëdhëniet me të tjerët.
Shigjetari
Në dashuri, lini të kaluarën dhe mos e ktheni kokën pas. Në punë mund të ketë një rënie nëse keni një punë që varet nga kontratat.
Bricjapi
Në dashuri ndiheni pak të shqetësuar sepse do të keni diskutime. Në punë qëndroni larg provokimeve.
Ujori
Në dashuri mund të keni njohje të reja. Kjo është dita kur ndiheni gati për ndryshime edhe në punë, ndaj reflektoni siç duhet.
Peshqit
Të enjten është një ditë e mirë, veçanërisht në dashuri. Premtimet janë shumë të rëndësishme. Në punë, situata është premtuese falë ndikimit të Jupiterit, por ju duhet të lini në të kaluarën gjithçka që nuk ka dhënë rezultate të mira./abcnews.al/fiks.al