Dasmë në kohë lufte, çifti ukrainas: Mund të vdesim, por duam të jemi bashkë

213

Një çift të rinjsh, Yaryna Arieva, 21 vjeç dhe Sviatoslav Fursin, 24 vjeç u martuan vetëm disa orë pasi Rusia filloi pushtimin e saj në vendin e tyre.

Ata e kaluan ditën e tyre të parë si çift i martuar duke mbledhur armë dhe duke u përgatitur për të mbrojtur Ukrainën.

“Situata është e vështirë. Do luftojmë për vendin tonë. Ne mund të vdesim, por donim të ishim bashkë para të gjithave”, tha Arieva.

Çifti kishin planifikuar te martoheshin në maj, por lufta i prishi planet dhe vendosën të kurorëzoheshin sa më shpejt.

Ariva u shpreh për CNN se shpreson që një ditë ata të bëjnë një ceremoni normale kur lufta të ketë marrë fund./asutimes.com