‘Dëgjοnim zhurmα, uIërimα, britmα…’, si përfunduαn në psikiαtri 20 rοje të vαrrit të Enver Hoxhës

288

Ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, disa media angleze rikthyen në vëmendje kritikat që i bëheshin asaj, sidomos nga britaniku Christopher Hitchens.

Mes këtyre kritikave është se ajo ka mbështetur regjime totalitare, duke theksuar vizitën tek va.rri i Enver Hoxhës. Por si është e vërteta e kësaj vizite?

Prifti që ka përgatitur rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës thotë se ajo është dërguar tek va.rri pa e ditur, pasi kështu ishte protokolli i asaj kohe. Por, një faqe e lajmeve katolike në internet ka një tjetër teori.

Alessandra Nucci nga “Catholic World Report” shkruan se shkrimtari shqiptar Marcel Hila ka rrëfyer historinë e patreguar më parë të vizitës së Nënë Terezës.

Gjithçka nis në shtator të vitit 1985, kur Hila ishte ushtar i paar.matosur në regjimin komunist – grada më e fundit në ushtrinë shqiptare, aty ku vendoseshin ata që konsideroheshin të rrezlkshëm për regjimin komunist.

Enver Hoxha kishte vd.ekur dhe një ditë në repartin e tyre mbërrin një ushtar i ri, i ulur në pozitë. Ai kishte shërbyer më parë në Gardën e Republikës.

“Ne kishim frikë se ai ishte spiun”, thotë Hila.Megjithatë, një ditë ushtari i ardhur nga Garda e Republikës i rrëfeu arsyen e vërtetë përse e kishin ulur në gradë.

“Ne ruanim va.rrin e Enverit. Nuk ia ke idenë se si është aty natën. Dëgjon zhurma, uIërima, britma, toka dridhet poshtë këmbëve të tua, duket sikur rënkimet vijnë nga humnera. Është një tor.turë.

Mbi 20 njerëz nga njësia jonë kanë përfunduar në psikiatri. Duke ardhur këtu, unë shpëtova nga e gjitha kjo. Sigurisht punoj më shumë, por të paktën nuk e dëgjoj atë f.err”, ka thënë ai.