Nënkryetari i Partisë Demokratike Alfred Rushaj ka folur për situatën në të cilën ndodhet PD pas përplasjeve mes kryedmeokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përsa i përket deklaratave të Berisdhës për rikthhim si kryetar in PD-së, Rushaj u shpreh se gara për kryetar është mbyllur dhe kryetari është Lulzim Basha.
“Berisha është lideri historik i demokratëve dhe involvimi i tij aktiv, ngjall interesin e demokratëve dhe ka vëmendjen e tyre. Çfarë ka thënë për çështjen e axhendës së tij kjo është histori tjetër. Nuk shoh të ketë garë për kryetar në sensin që ne kemi zgjedhur kryetarin para muajve”, tha Rushaj në “Kjo Javë”.
Ai komentoi edhe shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë, teksa u shpreh se Noka nuk u përjashtua sepse kishte mendime të kundërta me kryetarin, pro sepse ka deformuar deklaratat e bëra nga kreu i opozitës.
“Është larguar nga pozicioni i zv/kryetarit jo se ka shprehur mendime të kundërta me z.Basha por sepse në mënyrë të përsëritur, ka deformuar ato çfarë Basha ka thënë në mbledhje, dhe këtë e ka bërë me një qëllim që s’kanë të bëjnë me divergjencën e mendimeve të njëri apo tjetrit. Ai as nuk është larguar as përjashtuar”, tha Rushaj.