Deputeti i Kuvendit i PDK-së, Memli Krasniqi, në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), posedon kriptovalut në vlerë mbi 300 mijë euro.
Krasniqi ka deklaruar investime në 35 kriptovaluta të ndryshme.
Sipas përllogaritjeve në bazë të kohës së deklarimit të pasurisë nga Krasniqi, shuma e përkthyer në euro e investimeve të Krasniqit në kriptovaluta kap shumën e mbi 300 mijë eurove.
Memli Krasniqi ka investuar rreth 31 mijë euro në kriptovaluta
Ndërkaq, në deklarimin e pasurisë të 3 viteve më parë ai kishte vetëm 31 mijë euro.
Ai po ashtu ka deklaruar mbi 12 mijë euro pasuri të luajtshme në bibliotekën personale të tij.
Deputeti i PDK-së, bazuar në formularin e dorëzuar pranë AKK-së, figuron të ketë 7 mijë e 500 euro kursime në institucione bankare.
7 mijë e 265 i ka deklaruar në një bankë komerciale në Kosovë, ndërkaq 378 euro të tjera në një bankë në Bullgari.