DEPUTETËT, MILIONA LEKË KARBURANT, TELEFON E DIETA!

121

Nga Isa Myzyraj

4,437,383 ose thënë me lekë të vjetëra më shumë se 44 milionë lekë kanë shpenzuar 127 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë karburant gjatë muajt dhjetor 2021. Këto para janë dhënë nga kuvendi i Shqipërisë për deputetë të ndryshëm.

Teksa çmimet e karburanteve në vendin tonë kanë prekur kulmet gjë e cila ka ndikuar në rritjen e shumë çmimeve të tjera, deputetët duket se nuk kanë kursyer aspak, edhe gjysmën e muajt dhjetor e kanë pasur pushim për shkak të festive të fundvitit.

Nga ana tjetër, më shumë se 21 milionë lekë kanë shpenzuar deputetët vetëm për telefonin e tyre! Sipas të dhënave të siguruara nga Kuvendi i Shqipërisë, 127 deputetë kanë shpenzuar  nga buxheti i shtetit saktësisht  2,138,000.

Por jo vetëm kaq. Shifrat vijojnë e rriten kur vjen puna tek dietat! 55 milionë lekë u ka kushtuar buxhetit të shtetit vetëm muaji dhjetor për dietat e deputetëve të kuvendit pa llogaritur kabinetin qeveritar!

Sipas të dhënave të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë muajt dhjetor 2021 deputetët e Shqipërisë kanë përfituar përveç pagës plotë 13,480,964, pra më shumë sesa 130 milionë lekë të vjetëra!

Shuma ka qenë më e madhe gjatë muajt tetor 2021, ku në total janë shpenzuar nga deputetët e kuvendit plotë 14,310,805 lekë ose më shumë sesa 115 mijë euro.

Por le të ndalemi pak në emra konkretë!

Antoneta Dhima është deputete e Partisë Socialiste, ajo ka një pagë bruto prej 156 770 lekësh. Zonja Dhima ka shpenzuar vetëm gjatë muajt dhjetor, 40,000 Lekë karburant, 17,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta, dhe gjithsej jashtë pagës ajo ka përfituar 150,950.

Duke hequr të gjitha taksat nga paga e Zonjës.Dhima, ajo ka marrë në muajin dhjetor 116,539 lekë pagë. Pra deputetja e PS ka përfituar nga kuvendi për dieta, telefon, karburant dhe si anëtare e komisioneve më shumë sesa vetë paga si deputete!

Le të ndalemi në një tjetër aspekt. Paga minimale në vendin tonë është 40 000 lekë  bruto, që do të thotë Zonja.Dhima ka shpenzuar vetëm karburant sa paga minimale e një shqiptari. Në të njëjtën logjikë zonja.Dhima ka përfituar pothuajse dyfishin e pagës miniamle të një shqiptari vetëm dieta nga kuvendi.

Në fakt janë 63 deputetë që kanë shpenzuar vetëm karburant sa paga minimale në vendin tonë vetëm gjatë muajt dhjetor 2021.

Shqiptarët e varfër!

Në Shqipëri, në vitin 2020  sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar një e treta e popullsisë, apo 32.6%, konsiderohej e varfër.

FMN e vlerëson treguesin bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, kur të varfër quhen ata që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, të matur sipas standardit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP).

Sipas të njëjtit raport të FMN-së Shqipëria është vendi më i varfër në rajon, por jo deputetët e zgjedhur nga qytetarët që jetojnë me 5.5 dollarë në ditë!.