Deputetja Matoshi/Zbulon arsyen përse Arjola është futur në BBV

88

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është një nga shoqet më të afërta të Arjola Demirit, e cila prej disa muajsh është pjesë e “Big Brother VIP”.

Kjo e fundit këtë të premte ka refuzuar të hap kutinë e Pandorës, duke u shprehur se dëshira e saj nuk ishte një udhëtim por prezantimi i emisionit të humorit “Portokalli”.

Ditën e sotme, Adriana e ka konfirmuar këtë, duke u shprehur: “Arjola ka një dëshirë të vetme dhe është fut në Big Brother vetëm për atë. Kur e ka parë se nuk është ajo, nuk ka dashur që ta hapë”.

Kujtojmë që Arjola i surprizoi të gjithë, kur refuzoi të udhëtonte bashkë me fëmijët e saj në Disney Land.