Deri në Francë e njohin Kishën e Lacit/ Ja mrekullitë e mëdha që kanë ndodhur aty

468

Kishën e Shna Ndojit, ateistët, myslimanët dhe të krishterët nuk reshtin në kërkim të ngushëllimit dhe paqes, e ndoshta edhe të ndonjë mrekullie si ajo e hedhjes pas krahëve e pandemisë së koronavirusit apo sëmundjeve të tjera.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve AFP në një reportazh të saj, nga kisha françeskane, që ngrihet mbi një majë mali mbi qytetin e Laçit, që ka tërhequr pelegrinë për shekuj të tërë në një vend ku kufijtë mes besimeve janë porozë. Por, më shumë njerëz se kurrë, raporton AFP, po vizitojnë tani këtë vend të shenjtë, ku zoti është i njëjti për të gjithë.

“Njerëzit vijnë në këtë vend të shenjtë për të kërkuar zgjidhje për sëmundjet dhe për të larguar fr ikën nga pandemia”, shprehet prift Mirash Ivanaj.

“Në mesin e pandemisë, ka më shumë njerëz. Pelegrinë që kanë të afërm të sëmurë në shtëpi apo spital, vijnë këtu për të lënë një veshje të tyre, për një natë, për të larguar sëmundjen”, thotë Servete Mullai.

“Ne nuk duhet ta përjashtojmë syrin e keq, ai mund të krijojë shumë probleme. Për të mbrojtur veten ne vendosim hajmali sipas traditës, një thelbi hudhër, kokërr kafeje apo diçka tjetër…”, shton Ramazan Sefaj.

Për antropologun Alfred Halilaj, rritja e fluksit të vizitorëve në kishën e Shna Ndoit, e ka një arsye.