Një tentativë grabitjeje si nëpër filma është regjistruar së fundmi në qytetin kolumbian të Medellin.
Persona të armatosur dhe maskuar tentuan të grabisin depozitën më të madhe të arit në qytet, por nuk arritën dot të përmbushnin qëllimin e tyre falë ndërhyrjes së policisë.
Gjatë aksionit të policisë pati dhe shkëmbim zjarri mes të dyja palëve, ndërsa 11 anëtarë të bandës së grabitësve u arrestuan.
Sipas policisë, keqbërësit e armatosur arritën të hyjnë në depozitë dhe futën brenda saj një kamion ku do të ngarkonin arin.