Detaje të reja/ Si u vra shqiptari në Këln të Gjermanisë (FOTO)

82

Mediat gjermane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e një të riu shqiptar në Këln të Gjermanisë. Sipas tyre, ai është një 25-vjeçar, por identiteti mbahet ende i fshehtë.

Shqiptari u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë një klubi nate. Policia vendase tha se ai ishte goditur me një mjet të mprehtë, ndoshta thikë dhe kishte humbur jetën menjëherë.

Dyshohet se viktima është përfshirë në një sherr pasi pranë tij u gjetën edhe shishe të thyera. Policia tha se është vënë në kërkim të një personi rreth 20 vjeç me bluzë të bardhë.

Autoritetet gjermane kanë duke marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave. Mësohet se i riu kishte shkuar në Gjermani për të vizituar disa të afërm të tij.